BSPK-ja e kontestuar i siguron pesë vende në Këshillin Ekonomiko-Social
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të jetë e vetmja përfaqësuese që mbron interesave e punëmarrësve në dialogun me Qeverinë dhe punëdhënësit, në kuadër të Këshillit Ekonomiko-Social.
Lajme
Një komision vlerësues i përbërë nga ish-anëtarët e këtij këshilli, në përbërje të përfaqësuesit të Ministrisë së Punës, OEK-ut dhe BSPK-së- i ka hedhur poshtë të gjitha kërkesat e federatave sindikale që kanë aplikuar për anëtarësim në KES, shkruan KD.
Federata e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit kanë aplikuar si të vetme për anëtarësim në këtë Këshill.
Ndërkohë, ka pasur aplikime edhe nga 6 sindikata të tjera në krye me atë të Energjetikës.
Alush Sejdiu, pjesë e BSPK-së, i ka vlerësuar aplikacionet e këtyre sindikatave që kanë dalë nga BSPK-ja për anëtarësim në KES.
Komisioni i ka hedhur poshtë të gjitha aplikacionet duke rekomanduar që BSPK-ja të jetë e vetmja përfaqësues e punëtorëve në KES.
Dhe nëse ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale i nënshkruan rekomandimet e këtij Komisioni, BSPK-ja do të jetë e vetmja në përfaqësimin e interesave të punëtorëve në KES.