I vjedhin shtëpinë Fatos Lubonjës. Publicisti ndodhej në Itali
Fatos Lubonjës i kanë vjedhur shtëpinë që ndodhet në qendër të Tiranës, mbrapa restorant "Piaca".

Lajme
Hajdutët që me siguri e kanë ruajtur prej ditësh kanë përfituar nga rasti për të hyrë brenda shtëpisë së tij në kohën kur publicisti i njohur ka qenë në një udhëtim në Firence ku jetojnë bashkëjetuesja e tij Debora dhe vajza Luna.
Deri më tani mësohet se keqbërësit kanë vënë dorë mbi disa sahate të vjetra që ai i koleksiononte, dhe nuk dihet nëse kanë arritur të prekin koleksionin e madh të pikturave që gjendet në shtëpinë e Lubonjës, në muret e të cilës janë varur punët e piktorëve më të mëdhenj shqiptarë, përfshirë edhe disa punë personale të miqve të tij si Edi Rama, Ali Oseku apo Mimoza Ahmeti.
Lubonja ne ballkonin e shtëpisë. (lapsi)