Shkëlzen Gashi: Bujar Dugolli, lidhi zagarët
Senati i Universitetit të Prishtinës sërish nuk ka mundur të zhvillojë mbledhjen e thirrur për zgjedhjen e prorektorëve dhe shpalljen e konkursit për regjistrim të studentëve të rinj për afatin e dytë në UP.

Lajme
Mbajtja e mbledhjes është pamundësuar nga një grup protestuesish, të cilët kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit.
Studentët në fillim kishin hyrë në sallën ku parashihej të mbahej mbledhje, duke ua bërë me dije disa dekanëve dhe prorektorëve që ishin brenda se ata nuk do të lejojnë mbajtjen e mbledhjes.
Ndërkohë, aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci ka treguar se ai është sulmuar fizikisht nga Astrit Gjocaj. Gjinovci, bën me dije se ky i fundit është njëri prej organizatorëve të protestave që po mbahen kundër rektorit Ramadan Zejnullahu.
Ndërkaq, aktivisti tjetër i shoqërisë civile, Shkëlzen Gashi e ka akuzuar drejtpërdrejt Bujar Dugollin për sulmin fizik ndaj Gjinovcit.
“Bujar Dugolli, lidhi zagarët. Qaq”, ka shkruar Gashi në Facebook.