Lamborghini Huracan ashtu siç nuk e keni parë

Lamborghini Huracan duket me të vërtetë bukur në dizajn prej kromi të zi.

Auto & Tek

24/09/2014 23:23

Super-vetura ka pasur shumë lloje të ngjyrave dhe dizajneve, por ky dizajn prej kromi të zi është tejet special.

I zbuluar në Gjenevë në dizajn të verdhë, hiri dhe të zi, Huracan shumicën e kohës ishte fotografuar në dizajn të gjelbër, por siç duket ky dizajni i ri po i tërheqë më shumë adhuruesit e veturave, transmeton Lajmi.net.

I punuar nga kompania Print Tech me bazë në Mynih, shtresa prej kromi ishte aplikuar në një Huracan të zi, dhe siç mund ta shihni në fotografi, përfundimi është tejet i bukur.