Organizatat “humanitare” në Kosovë, të lidhura edhe me terrorizmin në botë

Organizata të dyshimta humanitare nga shtetet islame kanë vepruar me vite në Kosovë. Një pjesë e madhe e tyre në shumë vende janë të dyshuara se kanë financuar terrorizmin.

Lajme

24/09/2014 09:10

Në Kosovë janë deklaruar si organizata bamirëse. Kanë shpërndarë ndihma e kanë ndërtuar xhami. Disa prej këtyre organizatave u është ndaluar veprimtaria në shumë vende të botës, shkruan Koha Ditore.

Në Kosovë një pjesë e tyre vazhdon të punojë, ani pse disa nuk janë regjistruar as si OJQ e as si biznese. Shumica nga këto organizata vijnë nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia.

Organizata Ndihmat Islamike në Mbarë Botën (IRW), Fondacioni i Tokës së Shenjtë të Ndihmave dhe Zhvillimit (HLF), Organizata Ndërkombëtare e Ndihmave Islamike (IIRO), Komisioni i Përbashkët Saudit i Ndihmave për Kosovë dhe Çeçeni (SJRC), Iniciativa Ndërkombëtare Humanitare (IHH), “Al-Waqf Al-Islami” si dhe kanali televiziv Peace TV, janë vetëm disa nga organizatat që në Kosovë janë prezantuar si organizata humanitare, por që në dokumente shtetërore të shumë vendeve njihen si organizata që kanë financuar terrorizmin dhe si qëllim kanë krijimin e shteteve islame.

Ndërkaq, gazeta shkruan se ka bërë hulumtim lidhur me veprimtarinë e këtyre organizatave në Kosovë dhe në votë.

Përderisa në Kosovë deri në vitet e fundit kanë ndërtuar xhami dhe kanë dhënë ndihma, ka më shumë se shtatë vite që shumë shtete të Evropës dhe SHBA-të që i kanë shpallur këto organizata si kriminale.

Ndërkaq, BIK nuk ka pranuar që t’i ofrojë gazetës emrat e donatorëve të culet e kanë ndihmuar këtë institucion që nga paslufta me arsyetimin se në “BIK gjithçka është transparente dhe çdo donacion është bërë përmes transaksioneve bankare”, shkruan “Koha Ditore”.