Konsumimi i tepruar i kafesë rritë sheqerin në gjak
Konsumimi i tepruar i kafeinës mund të rezultojë me rritje të niveleve të sheqerit në gjak.
Lifestyle
Një studim i realizuar kohë më parë ka analizuar ndikimin e kafeinës nga kafeja në përqendrimin e insulinës dhe glukozës në plazmë, transmeton Lajmi.net.
Hulumtuesit kanë analizuar një grup të personave që kanë konsumuar 400 mililitër kafe me kafeinë dhe një grup tjetër që kanë konsumuar të njëjtën sasi por pa kafeinë, dhe kanë matur sasinë e sheqerit në gjak.
Rezultatet kishin treguar se përqendrimi i glukozës dhe i insulinës në gjak në 30 minuat e para ka qenë më i lartë pas konsumimit të kafesë me kafeinë se sa pas konsumimit të kafesë pa kafeinë.
Andaj studiuesit sygjerojnë që mos ta teproni me konsumim të kafesë, por të konsumoni mesatarisht kafeinë.