Super Sanchez nuk mjafton, Arsenali barazon
Paraqitja fantastike dhe goli i bukur nga Alexis Sanchez nuk i mjaftuan Arsenalit që barazoi në Emirates me Manchester Cityn me rezultat 2:2, në xhiron e katërt të Premierligës.
Sport
Arsenali dhe Manchester City barazuan 2:2 në një ndeshje spektakolare në Emirates, në kuadër të xhiros së katërt në Premierligë.
Sergio Aguero kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 28-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Pas intervalit, në skenë dolën vendasit që përmbysën rezultatin me golin e Jack Wilshere dhe Alexis Sanchez në minutën e 74-të.
Por, gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë pasi Martin Demichelis e barazoi rezultatin në minutën e 83-të kur shënoi me kokë. Në fund skuadrat i ndanë pikët.