AI: Të dy palët në Ukrainë kanë bërë krime lufte
Sekretari i përgjithshëm i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty Internationa (AI), Salih Shetty ka kërkUar nga qeveria e Ukrainës që të ndalojë abuzimet dhe krimet e luftës nga ushtarët vullnetarë, që po luftojnë përkrah trupave qeveritare në Ukrainën lindore.
Bota
Si raporton REL, Shetty ka dhënë këtë porosi sot, gjatë një takimi në Kiev me kryeministrin Arseniy Yatsenyuk, një ditë pasi që AI ka shpalosur ‘një mori faktesh’ mbi krimet e luftës të bëra qoftë nga militanët pro-qeveritarë apo ata separatistë pro-rusë.
Ai ka thënë se Ukraina nuk duhet të përsërisë abuzimet që janë bërë më parë në zonat e mbajtura nga separatistët.
Sipas tij luftëtarët e ‘Aidar’ kanë kryer: ‘rrëmbime, ndalime të paligjshme, keqtrajtime, grabitje dhe ekzekutime të mundshme’.
Shetty më 9 dhe 10 shtator do të vizitojë Moskën, me qëllim që të kërkojë nga autoritetet ruse që të zbatojnë, promovojnë dhe praktikojnë të drejtat e njeriut në Rusi dhe jashtë saj.