Qentë para kamerës së fshehur, kënaquni duke qeshur (Video)
Emisioni kanadez "Just for laughs", i cili tash e shumë vite na argëton dhe na shtyn të qeshim me situata të ndryshme komike të njerëzve, kësaj radhe ka vendosur që të bëjë shaka me qentë.
Fun
Sajuesit e emisionit kanë vendosur që në një park të vendosin një qen lodër, kurse para tij një kockë të madhe, që do ta dëshironte çdo qen si ëmbëlsirë të posaçme.
Qenin e rrejshëm e komandonte një nga komikët e emisionit, i cili sa herë ndonjë qen i vërtetë afrohej dhe tentonte ta merrte kockën, lëshonte lehje qeni dhe i frikësonte ata për ta marrë kockën.