DMC zbulon ri-dizajnimin e Lamborghini Aventador
Dizajnuesi gjerman i super-veturave, DMC, ka zbuluar ri-dizajnimin e radhës të veturës Lamborghini Aventador.
Auto & Tek
DMC ka zbuluar ri-dizajnimin e bërë në veturën Lamborghini Aventador, të cilin e ka quajtur LP720 Roadster MV.
Dizajnuesi gjerman i veturave, DMC, ka zbuluar përmirësimet e fundit të saj në stilin e Lamborghini Aventador, transmeton Lajmi.net.
Vetura e mahnitshme e verdhë ishte fotografuar në Primage, Pekin, Kinë, që shumë shpejtë do të bëhet marketi më i rëndësishëm i kësaj kompanie.
Aventador ka marrur krahë të rinjë mbrapa dhe mbrojtëse të reja anësore, dhe një shtesë prej 20 kuaj-fuqi në motor, duke e rritur kështu motorin 6.5 litërsh V12 nga 700 në 720 kuaj-fuqi.