Mandzukic – Lewandowski 1:0
Përforcimi i ri i Atletico Madridit, Mario Mandzukic e fitoi duelin e parë me pasardhësin e tij në Bayern Munich, Robert Lewandowski, duke shënuar gol në triumfin e ekipit të tij në Superkupën e Spanjës.

Sport
Mario Mandzukic më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës u largua nga Bayern Munich duke nënshkruar për Atletico Madridin.
Kurse, në Allianz Arena, në vend të tij erdhi Robert Lewandowski. Të premten ata të dy u paraqitën para tifozëve të tyre të rinj dhe kritikët menjëherë kanë filluar t’i krahasojnë ata.
Por, derisa Lewandowski humbi disa raste të mira për shënim në fitoren e Bayernit ndaj Wolfsburgut me rezultat 2:1, Mandzukic ishte hero i Atletico Madridit që mposhti Real Madridin 1:0 në Vicente Calderon dhe triumfoi në Superkupën e Spanjës.
Andaj, tani për tani bilanci është Mandzukic – Lewandowski 1:0.