Balotelli, sillu mirë

Para se të nënshkruajë me Liverpoolin, Mario Balotelli duhet të pranojë një dëmshpërblim që e detyron të sillet mirë në Anfield, përndryshe rrezikohet të gjobitet rëndë nga klubi.

Sport

22/08/2014 10:31

Liverpool ka njoftuar Mario Balotellin se duhet të pranojë një “dëmshpërblim të mirësjelljes” në kontratën e tij para se të nënshkruajë me gjigantin nga Anfield.

Balotelli erdhi në Angli të enjten për të finalizuar transferimin në Liverpool, pasi klubi nga Premierliga arriti marrëveshje me Milanin me vlerë prej 16 milionë funte.

Por, derisa transferimi i afrohet zyrtarizimit, sulmuesi është njoftuar se duhet të sillet mirë përgjatë kontratës katërvjeçare që e pret në Anfield.

Sipas “The Guardian”, dëmshpërblimi përfshin gjoba të mëdha në rast se ai vonohet në stërvitje ose paraqet pengesë gjatë seancave stërvitore. Balotelli po ashtu mund të gjobitet nëse njollos emrin e klubit, ose nëse arrestohet nga policia.