Ancelotti kërkon fitore ndaj Atleticos

Carlo Ancelotti kërkon fitore në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madridit, e cila do të zhvillohet të premten mbrëma.

Sport

21/08/2014 19:28

Carlo Ancelotti ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Atletico Madridit, e kthimit e Superkupës së Spanjës.

Në ndeshjen e parë skuadrat barazuan 1:1 në Santiago Bernabeu dhe fituesi i këtij evenimenti do të dihet pas ndeshjes që do të zhvillohet në Vicente Calderon.

“Atletico Madrid nuk do ta ndryshojë stilin e tij të lojës dhe do të luajë siç bëri në Bernabeu, sepse e kanë avantazhin nga ndeshja e parë”, deklaroi trajneri italian.

“Për të fituar në Calderon duhet të luajmë me intensitet maksimal dhe shpejtësi, në krahasim me atë që bëmë në lojën e parë”, vazhdoi ai.