Kontratë pesëvjeçare për Courtois
Chelsea e ka përgatitur një kontratë të re pesëvjeçare për Thibaut Courtois, pasi u konfirmua si portieri i parë i Blues.

Sport
Thibaut Courtois pritet ta nënshkruajë një kontratë të re me Chelsean, pasi u konfirmua si portieri i parë i Blues.
Për portierin belg është përgatitur një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta trefishojë rrogën e lojtarit në 110 mijë euro në javë.
Ish portieri i Atletico Madridit i ka edhe dy vjet kontratë dhe aktualisht paguhet 37 mijë euro në javë, ndërsa trajneri Jose Mourinho e demonstroi besimin në 22 vjeçarin duke e vendosur atë në portë në fitoren 3:1 ndaj Burnleyt.