Ku do të shkojë Cuadrado?
Juan Cuadrado, një prej futbollistëve më të kërkuar deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës mund të mbetet në Fiorentinë, së paku edhe për një stinor.

Sport
Juan Cuadrado, një prej futbollistëve më të përfolur deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës mund të mbetet në Fiorentinë.
Ylli kolumbian i cili është përmendur si objektiv i Barcelonës e Manchester Unitedit, ende nuk e ka sqaruar të ardhmen e tij. Fiorentina kërkon rreth 45 milionë euro për shërbimet e tij, çmim që pak klube mund të ofrojnë ta paguajnë.
Barcelona ka kthyer vëmendjen tek mbrojtësi i Sao Paulos, Douglas ndërsa Manchester United raportohet se është shumë pranë angazhimit të Marcos Rojos ngas Sporting Lisbona.
Andaj, Cuadrado mund të mbetet së paku edhe një vit në Fiorentinë.