Policia gjeti eksploziv gjatë bastisjeve ku arrestoi 40 të dyshuar si xhihadistë

Policia e Kosovës gjatë aksionit të sotëm ku janë arrestuar 40 persona të cilët akuzohen për terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftë në Siri dhe Irak, ka bastisur rreth 60 lokacioni.

Lajme

11/08/2014 16:12

RTK raporton se gjatë këtyre bastisjeve policia ka gjetur prova inkiriminuese duke përfshirë këtu edhe lloje të ndryshme të eksplozivëve.

Policia njofton se 40 personat e arrestuar janë duke u marrë në pyetje ndërsa aksioni për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në terrorizëm po vazhdon.