Xhavit Bicaj ua tregon përgjigjet e sakta dy kandidatëve për drejtues klinikash

Kandidati për drejtor të Shërbimit Nuklear dhe ai për drejtor të Klinikës së Onkologjisë nuk kanë pasur nevojë të lexojnë asnjë rresht para se të hyjnë në intervistë me shkrim. Të dy këta i kanë marrë përgjigjet e sakta nga anëtari i komisionit vlerësuese Xhavit Bicaj. 

Lajme

08/08/2014 09:10

Ramë Miftari e Sonja Blakaj mund të jenë kandidatet më të suksesshëm ne intervistën me shkrim për udhëheqës të klinikave ne QKUK.

Miftari ka konkurruar për drejtor të shërbimit klinik, ndërsa Sonja Blakaj për drejtor të Klinikës së Onkologjisë ne QKUK.

Këta të dy kanë pasur para vetes komplet pyetjet me përgjigjet të sakta.

Krejt këto u janë dërguar të dyve nga Xhavit Bicaj në e-mail.

E testi me shkrim me përgjigje të sakta Miftarit e Blakajt u është dërguar nga Bicaj me anë të postes elektronike me 4 gusht, shkruan gazeta Tribuna.

Pikërisht ne ketë ditë është mbajtur intervista me shkrim ne disa drejtorë të Klinikave përfshirë Miftarin dhe Blakajn.

Zyrtar për media ne QKUK nuk kanë mundur ta konfirmojnë nëse Mifatri e Blakaj e kanë kaluar intervistën me shkrim vetëm se konfirmojnë se të hënën të dy këta iu kanë nënshtruar kësaj interviste.