Luiz i përgjigjet Mourinhos
Qendërmbrojtësi i ri i Paris Saint-Germain, David Luiz, ka thënë se Jose Mourinho dhe Chelsea i takojnë të kaluarës, derisa fillon aventurën e re me kampionin e Ligue 1.
Sport
David Luiz nuk i intereson ajo çfarë ka thënë Jose Mourinho. Qendërmbrojtësi është prezantuar si futbollist i ri i Paris Saint-Germain dhe e ka lënë pas vetes Chelsean dhe strategun portugez.
Mourinho deklaroi së fundmi se Blues janë më të fortë këtë edicion, pavarësisht shitjes së Luizit.
Por, Luiz e injoron atë.
“Mourinho? Chelsea përfaqëson të kaluarën, tani kanë rëndësi vetëm këshillat e Blanc”, deklaroi Luiz në prezantimin e tij si futbollist i kampionit të Francës.
“Jam shumë i lumtur, bëhet fjalë për një klub dhe qytet fantastik. Shpresoj të jem në 100 për qind brenda javës së ardhshme dhe të paraqitem në fushë sa më parë që është e mundur”, shtoi ai.