Manchester: Arrestohet kërrcënuesi pas aterimit të aeroplanit (foto-video)
Gjendja në Aeroportin e Manchester-it i kthehet normalitetit pas arrestimit të kërcënuesit.
Bota
Është arrestuar personi i cili kishte kërcënuar me bombë në aeroplanin e agjencisë Qata Airways.
Policia kishte arrestuar atë pas aterimit të këtij aeroplani në Aeroportin Ndërkombëtar të Machester-it, raporton BBC.
Fluturimet në këtë aeroport ishin ndalur për rreth 25 minuta, ndërkohë bëhet e ditur edhe aeroplani i klubit futbollit Manchester United.
———————————————–
Një aeroplan pasagjerësh është shoqëruar nga një aeroplan ushtarak, përderisa ai po ateronte në Aeroportin Ndërkombëtar të Manchesterit.
E gjitha ndodhi pas një alarmi për një sulm terrorist në këtë aeroport që dyshohej se po vinte nga aeroplani i agjencisë “Qatar Airways” që po fluturonte nga Doha. Ky alarm anulojë edhe aterimin e futbollistëve të klubit Manchester United të cilët po ktheheshin nga turniri në Miami.
Sipas mediave britanike, të gjitha fluturimet e destinuara për Manchester janë anuluar dhe janë transferuar për në aeroportin e Leeds-it.
Një aeroplan ushtarak britanik ka shoqëruar një aeroplan pasagjerësh në Aeroportin e Manchesterit, pas paralajmërimeve për një sulm të mundshëm terrorist.