Zyrtare: Navas në Real Madrid
Keylor Navas është anëtar i ri i Real Madridit. Los Blancos kanë arritur marrëveshje me Levanten për transferimin e portierit të Kosta Rikës për 10 milionë euro.
Sport
Real Madrid dhe Levante kanë arritur marrëveshje për transferimin e portierit Keylor Navas në Santiago Bernabeu në kontratë të vlefshme për gjashtë sezonet e ardhshme.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e kampionit të Evropës. Blerja e Navasit do t’i kushtojë Realit rreth 10 milionë euro.
Reprezentuesi i Kosta Rikës do të prezantohet të martën në ora 13:00.
Navas ishte një prej portierëve më të mirë gjatë Kampionatit botëror në Brazil duke udhëhequr skuadrën e Kosta Rikës drejt kualifikimit në çerekfinale ku në fund u mposht pas penalltive nga Holanda.