Apple konfirmon largimin e 200 punonjësve nga Beats
Apple konfirmoi sot se do të fillojë gradualisht të largojë 200 punonjës në Beats, ose afërsisht 29% të 700 njerëzve që aktualisht punojnë në kompaninë e kufjeve.
Auto & Tek
Lajmet vijnë pas zyrtarizimit të blerjes së Beats nga Apple. Përderisa 700 punonjësit e Beats do të punojnë në Apple pas përmbylljes së plotë të marrëveshjes, vetëm 500 prej tyre do ta mbajnë punën e tyre më shumë se disa muaj, sipas një postimi në Wall Street.
Pas disa muajve të spekulimeve, Apple njoftoi në maj se do të blejë kompaninë e reperit Dr.Dre për $3 miliardë.
Bashkimi Evropian i dha bekimin e tij kësaj blerje të hënën.