20 vjet burg për dy grabitësit e kosovarëve në Rrugën e Kombit
Ardit Maxhuni dhe Anton Nikolli, shtetas të Shqipërisë do të vuajnë nga 10 vjet burgim pasi gjatë muajit gusht të vitit të kaluar, kishin plaçkitur disa kosovarë që shkonin për pushime në Shqipëri.
Lajme
Gjykata e Shkallës së në Lezhë ka dënuar me nga 15 vjet burgim dy të akuzuar nga prokuroria për grabitjen me armë të disa shtetaseve kosovarë në “Rrugën e Kombit” para një viti.
Por, për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, të pandehurit Ardit Maxhuni dhe Anton Nikolli, përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit dhe përfundimisht do të vuajnë nga 10 vjet burg secili, shkruan Koha Ditore.
Ngjarja për të cilën akuzohen Maxhuni dhe Nikolla ka zanafillën në fillim të muajit gusht 2013.
Prokuroria ka zbuluar skemën e vjedhjes me armë, ku rezulton se dy të akuzuarit dilnin në rrugë dhe vinin pengesa, kryesisht gurë të mëdhenj dhe drurë të ndryshëm më qëllim që automjetet të pengoheshin, duke ngadalësuar shpejtësinë.
Pasi ndaloni për shkak të pengesave, dy të akuzuarit afroheshin tek automjetet dhe nën kërcënimin e armëve i vidhnin sendet personale dhe vlerat monetare.