Agjencia Reuters: Kaosi në Kuvendin e Kosovës –shenjë e thellimit të krizës
Seancën e sotme konstituive të parlamentit të Kosovës sot ka përcjellë pamja kaotike e braktisjes së sallës nga ana e disa grupeve parlamentare, gjë që flet për thellimin e krizës në luftë për pushtet gjatë katër vjetëve të ardhshëm, ka vlerësuar agjencia britanike e lajmeve Reuters.
Lajme
Deputetët në Kosovë sot kanë luftuar për marrjen e kontrollit mbi parlamentin nës seancën e parë prejse janë mbajtur zgjedhjet në muajin qershor, pa rezultate të qarta, që shkaktuan krizë kushtetuese pa precedent në historinë e shkurtër të këtij shteti të ri, shkruan Reuters.
Në tekst thuhet se blloku i ri opozitar, me përkrahjen e deputetëve që përfaqësojnë pakicat etnike, zgjodhi liderin e partisë më të madhe opozitare për kryetar të parlamentit, por vetëm pasi deputetët e partisë e partisë së kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, e ndërprenë seancën dhe dolën nga salla.
“Kjo skenë kaotike flet për thellimin e krizës në lidhje me atë se kush do të sundojë me këtë vend të varfëruar me 1.7 milionë banorë në katër vjetët e ardhshëm”, thekson agjencia britanike.
Zgjedhja e lideri të LDK-së, Isa Mustafa për kryeparlamentar paralajmëron se kjo pari do të mund të ketë shumicë parlamentare të mjaftueshme, ndonëse është e sigurt që PDK-ja e Hashim Thaçit do ta shpallë jolegjitime zgjedhjen e tij, vlerëson Reuters.
Në shkrim përkujtohet se blloku opozitar deri tash nuk ka arritur që në përbërje të vet të përfshijë edhe partinë e katërt opozitare – Lëvizjen Vetëvendosje, e cila, sipas agjencisë britanike “ka qëndrim më të fortë sa i përket negociatave me Serbinë, proces ky është kyç për shpresat e të dy vendeve në procesin e përafrimit me BE-në”.
Reuters transmeton se opozita ka paralajmëruar si kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn, “ish komandant i gueriles të cilin Tribunali i Hagës e ka akuzuar dhe liruar dy herë nga akuzat për krime të luftës”.