FIFA 15: Messi caktohet që të jetë në ballinën e video lojës

Lionel Messi ndoshta e humbi Kupën e Botës, por të jesh në ballinën e njërës prej video lojërave më të popullarizuara të botës është mjaft mirë, apo jo?

Auto & Tek

15/07/2014 20:05

Ylli nga Argjentina iështë caktuar si atleti në ballinën e lojës FIFA 15 të hënën, tregon edhe llogaria zyrtare e lojës në Twitter.

Futbollisti 27 vjeçar i ndihmoi Argjentinës që të arrijë në finale duke fituar kështu edhe topin e artë.

Si zakonisht, EA Sports do të ketë ballina të ndryshme të lojës për regjione të ndryshme rreth globit, por Messi do të jetë pothuajse në shumicën prej tyre.

Sipas Evan Campbell, kjo është hera e tretë radhazi që FIFA e vendosë Messi-n në ballinën e lojës. Messi ishte gjithashtu edhe në ballinën e FIFA Street.

Trailerin e lojës FIFA 15 mund ta shihni edhe më poshtë: