Suarez: Faleminderit Liverpool

Luis Suarez dhe familja e tij kanë shkruar një letër falënderimi për Liverpoolin dhe tifozët nga Anfield, pas zyrtarizimit të transferimit në Barcelonë. Lexojeni atë.

Sport

11/07/2014 23:24

Luis Suarez i ka shkruar një letër Liverpoolit duke falënderuar “tifozët e mrekullueshëm”, për theksoi se mbështetja e tij për klubin “do të zgjas përgjithmonë”.

Sulmuesi uruguaian u prezantua si futbollist i ri i Barcelonës të premten pas kompletimit të transferimit me vlerë prej 75 milionë funte te gjiganti katalan.

27-vjeçari ka theksuar se u largua nga Anfield me “zemër të rënduar”, dhe vendosi të shpreh mirënjohjen e tij nëpërmjet një letre. Ua sjellim të plotë:

“Përshëndetje të gjithëve. Kanë kaluar tri vite e gjysmë prej kur kam ardhur në Liverpool, klub të cilin gjithmonë e kam admituar. Nga momenti që kam nënshkruar, synimi dhe dëshira ime, ishte të ndihmoj Liverpoolin të rritet dhe të bëhet edhe më i madh se që është në të vërtetë.

Me kalimin e viteve kam përjetuar shumë momente të mira dhe të tjera, më të vështira. Në të dyja, si në të mira dhe të këqija kam ndjerë përkrahjen e tifozëve të mrekullueshëm në një klub të mrekullueshëm. Ne gjithmonë do të ndihemi të afërt me qytetin, me ndihemi krenar me faktin se vajza jonë, e cila tani është gati katër vjeçe, u rrit në Liverpool, si dhe biri ynë lindi atje.

Familja ime dhe unë gjithmonë jemi ndjerë si në shtëpi, dhe kurrë nuk do ta harrojmë këtë. Në kohë të vështira, kisha përkrahjen e juaj dhe kjo është diçka që do ta mbajë në zemrën time. Të kem mundësinë të luaj, kënaqem, buzëqeshi dhe shënoj gola në një stadium të veçantë si Anfield, me të gjithë tifozët e mrekullueshem që na përkrahën, është një nder.

Dua të shprehi mirënjohjen time për të gjithë bashkëlojtarët, stafin në Melwood dhe dy menaxherët që shprehën besim ndaj meje në të gjitha kohërat.

Sot, një fazë e jetës tonë vjen në fund, dhe ne nuk do ta harrojmë atë. Mbështetja jonë ndaj Liverpoolit do të jetë përgjithmonë. Ne lejmë prapa shumë miq, dhe njerëz special të cilët do të jenë përgjithmonë në zemrat tona. FALEMINDERIT. Ne largohemi si tifozë të Liverpoolit. You’ll Never Walk Alone.

Familja, Suarez, Balbi”.