Arsyet pse duhet të qeshni më shumë
Hera e vetme kur i kërkojmë personit tjetër që të buzëqeshë është kur jemi duke bërë njo fotografi. Njëjtë si një fotografi perfekte, ashtu mund të jetë edhe jeta jonë e lumtur.

Lifestyle
Cili është dallimi në mes optimizmit dhe pesimizmit, ditës së keqe dhe ditës së mirë, fatit të keq dhe fatit të mirë, shokut dhe armikut ose luftës dhe paqes?
Nganjëherë buzëqeshja është vetëm buzëqeshje. Dhe nganjëherë hera e vetme kur i kërkojmë dikujt të buzëqeshë është për kamerën, për fotografinë.
Njëjtë si një fotografi me një buzëqeshje perfekte edhe jeta jonë mundet gjithashtu të jetë një pikturë e mirë e lumturisë vetëm nëse shkojmë në bazë të këtyre rregullave të thjeshta.
1. Buzëqeshja ose qeshja ju bën që të plakeni më ngadalë.
2. Ju mund të largoni gjithë negativitetin e ditës duke buzëqeshur apo qeshur me miqtë, shfaqjen më të pëlqyer komedi apo me familje.
3. Buzëqeshja perfekte ju bën më atraktiv dhe ju rritë shanset për të gjetur një partner perfekt.
4. Nuk ndjehesh i huaj në një lokal plot njerëz nëse shpërndan një milion buzëqeshje.
5. Edhe buzëqeshja e rremë liron kemikale që na bëjnë të lumtur.
6. Studimet tregojnë që të qeshësh e relakson trupin dhe e ndihmon zemrën që të funksionojë më mirë.
7. Mund t’i përballoni më lehtë problemet në jetë dhe të mësoni t’i zgjidhni nëse buzëeshni më shpesh.
8. Studimet tregojnë se nëse qeshni më shpesh, zhvillohet më shumë truri juaj. Dhe kështu shanset tuaja që të arrini sukses në jetë dhe në punë janë më të mëdha.
9. Hulumtimet tregojnë se qeshja dhe buzëqeshja redukton dhimbjet tona. Një buzëqeshje është shërues natyral.
10. Kur i buzëqeshni dikujt, ju padyshim që do të fitoni një buzëqeshje edhe nga ai/ajo. Shanset e qeshjes me persona të tjerë do të ju bëjnë që të qeshni edhe më shumë. Dhe ju mund të fitoni kështu shumë buzëqeshje në ditë dhe të jeni i shëndetshëm në fund të ditës.
Kështu që, çfarë jeni duke pritur? Shpërndajeni këtë storie dhe buzëqeshjen tuaj me njerëzit që njihni.