Reagimet e yjeve pas kapitullimit të Brazilit (Foto)

Pak kush do ta kishte menduar se Brazili do të mposhtet nga Gjermania me rezultat 7:1. Kjo vlen edhe për një numër të madh yjesh që shprehën befasinë e tyre me kapitullimin e nikoqirit të Kampionatit botëror.

Sport

09/07/2014 11:07

Bota e futbollit reagoi me habi njësoj si pjesa tjetër e planetit derisa përcolli Gjermanina duke e shkatërruar Brazilin me rezultat 7:1, në gjysmëfinale të Kampionatit botëror.

Ëndrra e nikoqirit për të fituar garën në shtëpi u shua derisa Gjermania shënoi pesë gola në 29 minutat e para të takimit – numri më i madh i golave të realizuar nga një skuadër brenda kësaj periudhe në histori të një Kampionati botëror – në një mbrëmje që hyri në histori.

Yje si Radamel Falcao, Daniel Sturridge, Fabio Cannavaro e shumë e shumë të tjerë shfrytëzuan profilet e tyre në rrjetin social Tëitter për të shprehur habinë e tyre për rezultatin, të pabesueshëm por të vërtetë.