Në Serbi arrestohen një shqiptar dhe 6 sirianë
Ata janë arrestuar për shkak të dyshimit për trafikim të qenieve njerëzore dhe kalim ilegal të kufirit, njoftoi policia serbe.

Lajme
Policia serbe ka arrestuar sot në autostradën që çon për në kryeqytetin serb, Beograd, një shqiptar nga Bujanoci dhe gjashtë shtetas sirianë, të cilit përpiqeshin të kalonin në vende perëndimore.
Sipas medieve serbe, arrestimi i tyre është kryer afër qytetit Jagodina, në pjesën qendrore të Serbisë.
Shqiptari u arrestua pasi policia ndaloi automjetin e tij kombi, me të cilin ai transportonte emigrantët nga Siria.
Shqiptari nga Bujanoci sot do të dalë para gjykatësit hetues.