Kush është portieri më i mirë në Botëror?

Kampionati botëror në Brazil është dominuar nga paraqitjet fantastike të portierëve. Disa u vequan për mënyrën si u paraqitën në portat e tyre. Por, kush është më i miri?

Sport

03/07/2014 23:15

Kampionati botëror në Brazil është përplot me paraqitje fantastike të portierëve.

Shumë portierë i kanë ruajtur në mënyrë të jashtëzakonshme portat e tyre, por kandidatë për më të mirin janë shumë.

Ne ju pyesin ju se cili e meriton të shpallet më i miri i Botërorit 2014?

Në rrethin e ngushtë i kemi inkuadruar një grup prej dhjetë portierëve që me paraqitjet e tyre fantastike kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishëm në shpresat e skuadrave të tyre për sukses.

Kandidatët: Manuel Neuer (Gjermani), Thibaut Courtois (Belgjikë), Claudio Bravo (Kili), Jasper Cillessen (Holandë), Julio Cesar (Brazil), Tim Howard (SHBA), Keylor Navas (Kosta Rikë) Guilermo Ochoa (Meksikë), Vincent Enyeama (Nigeri), Rais M’Bolhi (Algjeri).