Mjekët rekomandojnë javë katërditore të punës

Njerëzit duhet të punojnë vetëm katër ditë në javë për të zvogëluar nivelin e tyre të stresit, për të bërë më tepër ushtrime fizike dhe për të ndenjur më shumë me anëtarët e familjeve të tyre, kanë përfunduar mjekët e shëndetit publik të Britanisë së Madhe.

Lajme

02/07/2014 22:03

Profesori John Ashton, president i Fakultetit të Shëndetit Publik, tha se Britania e Madhe është duke vuajtur nga një “keqtrajtim gjatë punës”, ku disa njerëz punojnë shumë dhe disa të tjerë nuk punojnë aspak”. Reduktimi i javës së punës në katër ditë do të përmirësojë bilancin, argumentoi ai.

“Ne kemi nevojë për një javë punë katërditore, në mënyrë që njerëzit të mund të gëzojnë jetën e tyre, të kenë më shumë kohë për të kaluar me familjet e tyre, dhe ndoshta të reduktojnë presionin e lartë të gjakut, sepse njerëzit mund të fillojnë të kryejnë aktivitet fizik gjatë atyre tre ditëve të pushimit”, tha Ashton.

“Ne duhet të lëvizim drejt një jave pune katërditore, sepse problemi që ne kemi në botën e punës është që një pjesë të popullsisë është duke punuar shumë, ndërkohë që të tjerët janë ende pa punë, një shpërpjesëtim ky i madh. Ne i bëjmë vetes një keqtrajtim gjatë punës. Mjafton një sandviç i marrë me vete dhe dreka për ne mbaron me kaq”.

Kjo gjendje është një nga faktorët kryesorë të stresit, ankthit, që i çon njerëzit drejt alkoolit dhe problemeve në një lidhje.