Artan Santo, aksionar në ndërtesën prej 44 kateve në Prishtinë

Një kullë prej 44 kateve në lagjen Lakërishte në Prishtinë është objekti ku kishte investuar edhe i ndjeri Artan Santo, bashkëpronari i Bankës Credins, i cili u vra në Tiranë para ca ditësh.

Lajme

02/07/2014 17:59

Burime nga Kosova kanë bërë të ditur se ndërtesa prej 44 kateve në Prishtinë është investimi më i madh që po bëhet në kryeqytet, ndërsa besohet se do të jetë godina më e lartë në Kosovë dhe ndër më të lartat në Ballkan.

Sipas burimeve të Gazetës 77, përveç investimit në të cilin ishte përfshirë, Santo ishte edhe anëtar i bordit të investitorëve të kësaj qendre multifunksionale që ka nisur së ndërtuari para disa vitesh në Prishtinë.

Ende nuk është sqaruar nëse Santo kishte investuar si individ apo në emër të institucionit që e drejtonte, Credins Bank.