Messi: Botërori për Argjentinën nis tash

Lionel Messi thotë se Botërori për Argjentinën do të fillojë tash, në fazën eliminuese. Ylli argjentinas shpreson ta fitojë kompeticionin që po mbahet në Brazil.

Sport

30/06/2014 22:52

Lionel Messi beson se sfida e vërtetë e Argjentinës në Botëror do të fillojë tashti, derisa argjentinasit po përgatiten për sfidën e së martës ndaj Zvicrës.

“Jam i lumtur që jemi kualifikuar në fazën e dytë, si fitues të grupit, por një Botëror tjetër nis sot” ka shkruar ylli i Barcelonës në faqen e tij në Facebook.

“Ne me të vërtetë duam të arrijmë diçka të madhe”, ka shtuar Messi, i cili shkëlqeu në fazën e grupeve, duke realizuar katër gola.

Kjo njëherësh do të jetë edhe një përballje në mes të Messit dhe Shaqirit, i cili shihet si një rrezik i madh për portën e Argjentinës.