Hamas hedh raketa drejt Izraelit, shteti çifut e paralajmëron

Izraeli e ka paralajmëruar Lëvizjen Hamas që nëse nuk ndalon me sulmet e saj me raketa ndaj Izraelit, ushtria e kësaj të fundit do të ndërhyjë.

Bota

30/06/2014 19:08

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka thënë sot: “Unë i sugjeroj fuqishëm elementeve të Hamasit që ta kenë parasysh se ne nuk do të lejojmë vazhdimin e këtyre sulmeve dhe rritjen e tyre”.

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se 14 raketa janë hedhur në pjesën jugore të Izraelit gjatë ditës së sotme, duke dëmtuar dy shtëpi, por sulmet nuk kanë shkaktuar viktima apo të lënduar, transmeton REL.

Sulmet me raketa nga Rripi i Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, janë rritur gjatë javëve të fundit derisa ushtria izraelite është duke kryer një operacion kundër grupit militant në Bregun Perëndimor.

Operacioni izraelit ka nisur si pasojë e kërkimeve për tre adoleshentë izraelitë, për të cilët Izraeli pretendon se janë marrë peng nga Hamasi.