Nikoliq quhet tradhtar, akuzohet se e shiti Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, është quajtur tradhtar nga qindra serbë në Gazimestan, pasi ata e akuzojnë se e ka shitur Kosovën. Nikoliq u shpreh se nuk mund të bëjë asgjë.

Lajme

28/06/2014 13:34

(E plotësuar) 

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, nuk është pritur mirë nga një numër i qytetarëve serbë në Gazimestan.

Qindra prej tyre e kanë pritur atë si tradhtar, duke bërtitur disa herë “ tradhti, tradhti”, duke iu referuar asaj se ata e kanë shitur Kosovën, raporton KosovaPress.

Ndërsa Nikoliq u tha atyre se as ata vetë nuk mund të bëjnë asgjë më shumë.

E kosovarëve, Tomislav Nikoliq u tha se gjithë këto ndërtime që po i bëjnë, po bëhen në tokën e Serbisë.

——————————————

Tubimit të qindra pelegrinëve serb në tubimin qendror të festës së Vidovdanit, Gazimestan, në orën 12 i është bashkangjitur edhe Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq. 

Nikoliq është i përcjellur edhe me shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq si dhe disa ministra tjerë të qeverisë serbe.

Në këtë manifestim, i cili sipas serbëve, shënon përvjetorin e “Betejës së Kosovës”, të pranishëm janë edhe prijës fetar serbo-ortodoks.

Nikoliq dhe përfaqësues tjerë politik dhe fetar serbë, në orën 13 do të marrin pjesë në inaugurimin e shtatores së Millosh Obiliqit (Kopiliqit) në qendër të Graçanicës.

Policia e Kosovës, po e mbikëqyr sigurinë përreth monumentit të Gazimestanit, derisa aktualisht situata është e qetë dhe nuk ka probleme.