Jennifer Lopez do që Selena Gomez të luajë në filmin e saj biografik
Këngëtarja Jennifer Lopez ka treguar se nëse ndonjëherë do të bëhet film biografik për të, do të dëshironte që Selena Gomez ta luajë rolin e saj.

ShowBiz
Aktorja, këngëtarja dhe dizejnatorja Jennifer Lopez sigurisht që do të ndihej e privilegjuar nëse dikush do të interesohej të bëjë një film biografik për të jetën e saj të suksesshme.
Bukuroshja së fundmi ka zbuluar se kë do ta zgjidhte për të luajtur në filmin biografik për të. “Unë do të doja që Selena Gomez të luajë në filmin biografik për mua. Ajo është shumë e ëmbël”, është shprehur Lopez.
Ajo ka paralajmëruar se në tetor të këtij viti do të nxjerrë edhe librin e saj dhe filmi duket se nuk do të jetë larg.
Jennifer Lopez, për koençidencë, ka luajtur në filmin biografik ‘Selena’ në vitin 1997, ku ka portretizuar këngëtaren shumë të suksesshme të asaj kohe, të ndjerën Selena Quintanilla dhe me atë rol është dëshmuar si aktore.