Milani e do Xhemajlin
Blerim Xhemajli do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere. Dhe, interesimi i ekipeve për të, nuk mungon. Milani është njëri prej tyre. Ndërkaq, Napoli e do sulmuesin Pazzini në këmbim të futbollistit shqiptar.

Sport
Milani i është vënë pas, Blerim Xhemajlit. Rossoneri ia kanë vënë syrin 28 vjeçarit, të cilit i skadon kontrata me Napolin në vitin 2015.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia do të largohet nga San Paolo gjithsesi gjatë verës, ndërsa është në pritje të ofertave, teksa po merr pjesë me Zvicrën në Botërorin e Brazilit, shkruan e përditshmja italiane, Tuttosport.
Gjithnjë sipas kësaj të fundit, përfaqësuesi zviceran kushton 3-4 milionë euro, ndërsa rroga aktuale e tij është 1,3 milion euro.
Zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka biseduar dy herë me drejtuesit e klubit napoletan, të cilët në këtë çështje duan ta fusin sulmuesin Giampaolo Pazzini, i cili nuk po gjen hapësira në San Siro.