Herrera mbërrin në Manchester

Mesfushori i Athletic Bilbaos, Ander Herrera ka mbërritur në Manchester për të kompletuar transferimin e tij në Old Trafford.

Sport

25/06/2014 19:23

Ander Herrera është takuar me drejtuesit e Manchester Unitedit në qendrën stërvitore në Carrington para transferimit në Old Trafford.

Mesfushori i Athletic Bilbaos u prit nga Sir Bobby Charlton pas ardhjes në Manchester, i shoqëruar nga menaxheri i tij.

Një mjek i klubit është po ashtu prezent edhe pse testet mjekësore nuk kanë filluar ende por pritet të realizohen së shpejti, para kompletimit të transferimit të tij me vlerë prej 35 milionë euro.

Gjiganti anglez do të synojë arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes pasi dëmshpërblimi i tij do të bëhet 40 milionë euro nga 1 korriku.

Herrera ishte objektiv i Manchester Unitedit edhe gjatë vitit të kaluar por menaxheri i atëhershëm David Moyes nuk arriti të sigurojë shërbimet e tij.