Harley zbulon motoçikletën e parë elektrike
Harley ka zbuluar dje motoçikletën e parë elektrike në 111 vjetorin e historisë së tij.
Auto & Tek
Kompania \’Harley\’ kishte njoftuar se do ta lansojë një motoçikletë elektrike më herët këtë javë, e cila tingëllon si një avion dhe mund të nxitojë në një shpejtësi prej 98kmh vetëm në katër sekonda.
Motoçikleta nuk është ende në prodhim të zgjeruar, por Harley i ka ofruar publikut pamjet e para të kësaj motoçiklete të re elektrike mbrëmë në New York.
Presidenti i Harley zbuloi se ai pret që teknologjia e prodhimeve të Harley të përmirësohet dhe kompania është më pak e interesuar që të prodhojë motoçikleta në njësi të kufizuara se sa në të zgjeruara.
Zgjerimi në motoçikletat elektrike do të kërkonte disa standarde të ndryshme si për ato të mbushjes dhe karakteristikave të tjera, gjithashtu edhe duhet krijuar vende ku njerëzit mund t’i mbushin motoçikletat pastaj.
Firma gjithashtu njoftoi se ky model i Harley është një model i kufizuar në radhët e motoçikletave elektrike. Bateria e tij duhet zakonisht të mbushet pas kalimit të 200km, dhe kjo mbushje mund të shkojë 30 minuta deri në një orë.