Studim: Ndjenjat në Facebook janë ngjitëse

Eksperimenti është i pari i llojit të tij për të dëshmuar që ndjenjat që shprehen në rrjete sociale, ndikojnë në humorin e të tjerëve.

Lifestyle

18/06/2014 15:26

Ndjeheni të dëshpëruar? Kontrolloni nëse shokët tuaj kanë postuar statuse në Facebook që shprehin ndjenjat e tyre negative!

Ndjenjat apo emocionet mund të shpërndahen dhe të ndikojnë në shumë përdorues në rrjete sociale si Facebook, ka gjetur një studim i ri. 

Shkencëtarët socia në Universitetin Cornell dhe Facebook, kishin reduktuar sasinë e storjeve pozitive apo negative që ishin paraqitur në kohështrirjen e 689,000 përdoruesve të zgjedhur në Facebook, dhe kishin gjetur se i quajturi \”emocioni ngjitës\” ka efekt në të dy mënyrat.

\”Njerëzit që kishin më pak përmbajtje pozitive në postimet e tyre në Facebook, për një javë, kishin përdorur më shumë fjalë negative në jetën e përditshme dhe kishin qenë më të dëshpëruar\”, tha Jeff Hancock, profesor i komunikimit në Cornell.

\”Kur negativiteti në të rejat në Facebook ishte reduktuar, kishte ndodhur që pozitiviteti të shfaqet: Saktësisht, më shumë fjalë pozitive ishin përdorur në statuset e njerëzve\”, tha Hancock.

Eksperimenti është i pari për të sygjeruar që emocionet të shprehura përmes rrjeteve sociale ndikojnë në humorin dhe disponimin e të tjerëve, thanë hulumtuesit.