Me thikë e pirun i han zemrën njeriut që i mori të dashurën
Në një incident të tmerrshëm, një njeri nga Zimbabve, në Afrikën e Jugut ka vrarë një 62 vjeçar rival i tij në dashuri, dhe me thikë e pirun i ka hëngër zemrën, ka bërë të ditur policia.
Bota
Fqinjët të tmerruar thirrën policinë në telefon pasi panë nga dritarja e shtëpisë gjymtimin e viktimës.
\”Në vendin e ngjarjes kemi gjetur të dyshuarin i cili po e hante me një thikë dhe pirun zemrën e një personi”, shkruan gazeta Times e Afrikës së Jugut, duke cituar një zëdhënës policie.
I dyshuari u arrestua dhe do të dalë në gjyq së shpejti.
Gruaja 50 vjeçare, e cila po jetonte në një tekëndësh dashurie tha se ish-i dashuri i saj e kishte vizituar në shtëpinë në Cape Toën, ku ajo po jetonte me partnerin e saj të tanishëm, dhe ata kishin biseduar së bashku para se ai t’i jepte disa para asaj për të blerë pije alkoolike dhe ajo të dilte.
Kur ajo u kthye e gjeti partnerin e saj, Mbuyiselo Manona të qëlluar me thikë.
\”E gjithë situata ishte e çmendur. Ne i thamë atij që të ndalonte, por ai nuk na dëgjonte”, thanë fqinjët që e kishin parë situatën nga dritarja.
Kur policia i mori në pyetje dëshmitarët, ata i thanë nuk patën guxim të futeshin brenda për ta ndaluar veprimin që po e bënte vrasësi. “Kush guxon të hyjë në një shtëpi kur dikush është duke e pirë gjakun e një personi tjetër”, kishte thënë një dëshmitar.
Një zëdhënës policie kishte thënë se, padyshim rasti ka të bëjë me një trekëndësh dashurie.
Psikolog klinik Ian Meyer e ka përshkruar rastin e heqjes së zemrës viktimës si një \”simbol primitiv të triumfit\”. Kanibalizëm i tillë nuk ekziston, dhe ky veprim është i pazakontë në Afrikën e Jugut.
Fqinjët i thanë policisë se ish-i dashuri i gruas, ishte punësuar kohët e fundit për të instaluar dritare alumini në shtëpi.
Kjo nuk është hera e parë që gruaja, është përfshirë në një trekëndësh dashurie fatale. Burri i saj, një biznesmen i pasur në Cape Toën, Bhekizulu Tshabalala, u vra nga një i dashur i saj i supozuar, Xolani Hobongëana, në vitin 1996. (lajmi.net)