Grande Italia
Italia tregoi se është ende e madhe duke mposhtur Anglinë në kryendeshjen e Grupit D në Kampionatin botëror në Brazil. Azzurrët fituan me rezultat 2:1.
Sport
Italia mposhti Anglinë me rezultat 2:1 në ballafaqimin kryesor të Grupit D në Kampionatin botëror në Brazil.
Azzurrët gjunjëzuan ekipin e selektorit Roy Hodgson në një ndeshje të bukur dhe mjaft të hapur. Italia kaloi në epërsi në minutën e 35-të me një gol të bukur nga distanca nga mesfushori Claudio Marchisio.
Por, Anglia u kundërpërgjigj vetëm dy minuta më vonë kur Wayne Rooney harkoi nga krahu i majtë kurse nga afërsia, topin në rrjetë e dërgoi Daniel Sturridge.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë kurse pas intervalit, Azzurrët rikthyen avantazhin në minutën e 50-të kur Mario Balotelli shënoi me kokë nga afërsia pas një harkimi të saktë nga Antonio Candreva.
Anglia u mundua që edhe njëherë të barazojë rezultatin por nuk ia doli dhe Italia festoi një fitore të madhe e që mund të jetë edhe vendimtare në shpresë për kualifikim të mëtutjeshëm.