Kriza Ukrainase: Forcat e Kievit fitojnë prapë Mariupol-in
Trupat qeveritarë të Ukrainës lindore kanë fituar përsëri portin e Mariupol-it nga rebelët separatistë pro-rusë pas luftimeve të ashpra.
Bota
Ministri i Brendshëm Arseny Avakov tha se forcat e sigurimit kishin sjellë me sukses fortesat separatiste në “qytetin nën kontroll”.
Pesë pro-rusë u raportuan të vrarë dhe së paku katër ushtarë qeveritarë të plagosur në qytet.
Rebelët në vende të tjera të rajonit kanë konfirmuar se ata tashmë kanë tre tanke.
Shfaqja e këtyre tankeve, është filmuar nga qytete të ndryshme në rajonin Donetsk, e që shkaktoi një grindje midis Kievit dhe Moskës, me presidentin Ukrainas Petro Poroshenko që protestoi kundrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Rusia mohoi akuzat e Ukrainës se tanket kishin hyrë në Ukrainë nga territori i saj.
Qindra luftëtarë dhe civil janë vrarë që kur pro-rusët separatist në Donetsk dhe rajonet fqinje Luhansk kanë shpallur pavarësinë pas referendumit të muajit të kaluar, të cilat u konsideruan të jashtëligjshme nga qeveria në Kiev.
Operacioni i së premtes duket se ka qenë i suksesshëm pas shumë pengesave për forcat ukrainase, njofton nga kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, gazetari i BBC-së, David Stern.
Sido që të jetë, Mariupol është luftuar me mbi-intensivitet herët e kaluara dhe kjo nuk mund të përjashtohet se kryengritësit mund të kthehen e të përpiqen për të marrë atë në duart e tyre përsëri, shton korrespodenti i BBC-së.