Sagna në Man City
Manchester City ka transferuar mbrojtësin Bacary Sagna nga rivali i Premierligës, Arsenal. Reprezentuesi francez do t’i bashkohet gjigantit nga Etihad, pas përfundimit të Kampionatit botëror.
Sport
Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Bacary Sagna nga Arsenal.
31-vjeçari, anëtar i ekipit të Francës në Kampionatin botëror publikoi një mesazh të lamtumirës për gjigantin londinez, në rrjetet sociale.
Ai kaloi shtatë vjet në Arsenal, por u largua tani pas skadimit të kontratës.
Dhe, City ka konfirmuar se Sagna do të jetë përforcimi i parë i menaxherit Manuel Pellegrini, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Ai do t’i bashkohet kampionit të ri të Premierligës menjëherë pas përfundimit të obligimeve me Francën në Kampionatin botëror në Brazil.