Ban kërkon të shpëtohet Iraku
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtar që të tregoj solidarizim me Irakun pas ofensivës që kanë kryer 48 orët e fundit rebelët suniit në disa qytetet të këtij vendi.
Bota
Ban ka paralajmërua se Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara pritet të takohet më 20 qershorit për të diskutuar krizën në Irak.
Grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) mori të martën nën kontroll qytetin e Mosullit dhe një pjesë të madhe të rajonit rreth tij, të njohur si Nineveh.
Gjatë dy ditëve të fundit mbi 500 mijë njerëz kanë qenë të detyruar të largohen nga qyteti i dytë irakian, Mosul, pas pushtimit nga militant islamikë.
Po ashtu raportohet se të mërkurën pasdite militantët islamikë kanë sulmuar edhe vendlindjen e ish diktatorit Sadam Hysein, qytetin Tikrit si dhe kanë kidnapuar pjesëtarët e misionit diplomatik të Turqisë, përfshi edhe konsullin turk.
Kryeministri Nouri al Maliki i ka kërkuar parlamentit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësuan se grupi ISIL, që njihet si degë e Al Qaedas paraqet rrezik për tërë rajonin.
ISIL – Shteti Islamik i Irakut dhe Levant tani kontrollon territor të konsiderueshëm në Sirinë lindore dhe Irakun perëndimor dhe qendrorë.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki ka thënë se pritet që Shtetet e Bashkuara t’i ofrojnë ndihmë të re Irakut për të luftuar kryengritësit, por nuk ka pranuar të tregojë se për çfarë ndihme bëhet fjalë.