JK Rowling kundër pavarësisë së Skocisë

Shkrimtarja më e paguar në botë, JK Rowling ka dhënë 1.24 milionë euro donacion për fushatën anti-pavarësisë të Skocisë “Better Together” (Më mirë së Bashku).

Bota

11/06/2014 21:43

Rowling në paraqitjet e saj publike hapur ka përkrahur që Skocia të vazhdojë të jetë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Edhe pse autorja e librave serik të Harry Potter është e lindur në Angli, ajo që prej 21 vjetësh jeton në kryeqytetin e Skocisë, në Edinburgh.

Në një deklaratë të publikuar në ueb faqen e saj, Rowling i është referuar pikëpamjeve të “nacionalistëve të cilët kanë djallëzuar dhe verbuar të gjithë ata që janë pro-pavarësisë së këtij vendi”.

“Që prej banimit, martesës dhe mirënjohjes që ky vend më ka dhënë mua, besnikëria ime është tërësisht për Skocinë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se përkrahja e fushatës, e cila fton qytetarët që t’i thonë PO ndarjes nga Mbretëria e Bashkuar, paraqet rreziqe.

“Sa më shumë që dëgjoj për fushatën “Thuaj Po”, aq më shumë jam e shqetësuar për minimizimin e saj dhe mandej për mohimin e rreziqeve. Sa herë që janë ngritur çështje të mëdha- varësia jonë e madhe për të ardhurat e naftës nëse ne bëhemi të pavarur, çfarë monedhe do të përdorim, nëse ne do të kthehemi në BE- pyetje të arsyeshme të cilat janë të mbytura nga akuzat për “alarme të rrejshme që nxisin probleme”.