Zbogar në Graçanicë, u bënë thirrje serbëve të dalin në zgjedhje (video)

Samuel Zbogar ka kërkuar nga komuniteti serb që në numër sa më të madh të marrin pjesë në zgjedhje. 

Lajme

08/06/2014 16:05

Përfaqësuesi Special e BE-së, Samuel Zbogar, gjatë vizitës në Graçanicë, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin sa më shumë në zgjedhjet parlamentare.

Sipas tij, pjesëmarrja masive e këtij komuniteti, u bënë të mundur që të kenë përfaqësuesit institucional që do të përkujdesën për interesat e tyre.

“Është e rëndësishme që serbët të dalin në zgjedhje, pasi që përmes votës, ata do të kenë mundësi t’i mbrojnë interesat e tyre. Në kuadër të institucioneve ka shumë forma që mund t’i garantojnë interesat e tyre. Për këtë arsye është e rëndësishme që serbët të dalin në zgjedhje dhe të zgjedhin udhëheqësit e tyre”.