Vëzhguesit e BE-së: Zgjedhjet po shkojnë mirë
Zgjedhjet e sotme janë duke u vëzhguar edhe nga mbi 80 përfaqësues të Bashkimit Europian. Shefi i Misionit Vëzhgues të BE’së, Roberto Gualtieri, gjatë vizitës së tij në qendrën e votimeve në Fakultetin Filologjik, ka thënë se deri më tash gjithçka është duke shkuar mirë.