Reus i shkatërruar

Ylli i Gjermanisë, Marco Reus thotë se nuk është në gjendje ta përshkruajë me fjalë atë që ndjenë pas lëndimit të rëndë që ia humbi paraqitjen në Kampionatin botëror.

Sport

07/06/2014 16:14

Ylli i Gjermanisë, Marco Reus ka shprehur dëshpërimin e tij pas lëndimit që pësoi në miqësoren kundër Armenisë e që e la pa udhëtuar me ekipin për në Kampionatin botëror në Brazil.

“Nuk e di si ta përshkruaj me fjalë atë që ndjej, ëndrra ime u shua brenda një sekonde”, deklaroi Reus për uebfaqen zyrtare të klubit të tij, Borussia Dortmund.

“Tani dua të shikoj përpara dhe të filloj rehabilitimin. Do të kthehem edhe më i fortë, dhe i uroj çdo të mirë ekipit në arritjen e objektivave”, u shpreh ai.

Reus lëndoi ligamentet e nyjës së këmbës dhe menjëherë humbi shanset për të luajtur në Botëror.

Lëndimi i tij bëri që selektori Joachim Low të ftojë në ekip mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi, i cili fillimisht nuk kishte zënë vend në listën përfundimtare.