Mourinho: E dua Fabregasin
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka konfirmuar interesimin e tij për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Cesc Fabregas, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport
Jose Mourinho ka konfirmuar interesimin e tij për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Cesc Fabregas në Chelsea gjatë verës.
E përditshmja sportive portugeze Record ka publikuar deklarata nga Special One që konfirmojnë se ai kërkon angazhimin e reprezentuesit spanjoll, por që nuk pritet të ndodh deri pas Kampionatit botëror në Brazil.
“Jam i interesuar në studimin e situatës së Fabregasit. E kuptoj se ai dëshiron të largohet nga Barcelona dhe motivohet nga rikthimi në Angli”, citohet të ketë thënë Mourinho.
“Ma merr mendja për këtë, sigurisht. Tani nëse Cesc nënshkruan për Chelsean, ose ndonjë klub tjetër, kjo çështje nuk është për ta diskutuar sot, as nesër, e as pas Kampionatit botëror”, shtoi ai.
Arsenal dhe Manchester United po ashtu janë përmendur në mesin e klubeve të interesuara për mesfushorin, i cili konsiderohet i panevojshëm në Camp Nou.