Top 20 golat e Botërorit 2010

Kampionati botëror 2014 në Brazil do të fillojë pas saktësisht një jave. Në përgatitje, ju sjellim 20 golat më të bukur të edicionit të fundit të garës në Afrikën e Jugut.

Sport

05/06/2014 20:41

Kampionati botëror 2014 në Brazil po vjen. Gara më e rëndësishme e futbollit ndërkombëtarë do të fillojë më 12 qershor me ndeshjen e parë mes nikoqirit dhe Kroacisë, në kuadër të Grupit A.

Kampioni në fuqi Spanja, por edhe Brazili, Argjentina e Gjermania që mund të konsiderohen si favoritet kryesore për titullin e kampionit, janë duke zhvilluar përgatitjet e fundit para fillimit të garës.

Në ndërkohë, derisa numërojmë ditët deri tek fillimi i Botërorit 2014, të përkujtojmë garën e fundit në Afrikën e Jugut.

Ju sjellim 20 golat më të bukur të Botërorit 2010, që i takoi Spanjës pas fitores në finale ndaj Holandës me golin e mesfushorit Andres Iniesta, në vazhdime.